Eksploziv lokalit në Shkodër, pronari i tij i arrestuar në 2015 nga policia

0
141

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në zonën që të në Malin e Shoshit, në lokalin që është në pronësi të shtetasit Gjin Guri.

Ky i fundit është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në vitin 2015.

Teksa policia shkoi asokohe për të shkaterruar parcelat e kanabisit, Guri ka qëlluar në drejtim të efektivëve me armë, duke bërë rezistencë.

Si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur paraditen e sotme, me lëndë plasesë artizanale, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i sotëm i policisë së Shkodrës:

Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.

Lajmi  i shtatorit 2015:

Gjin Guri personi i cili shkëmbeu zjarr me policinë përpara në një aksion anticanabis në Dukagjin është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Guri ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit pasi ai është i dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg per ‘Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake’ dhe ‘Kanosje’. Arrestimi u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.

Mësohet se gjatë arrestimit Guri nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit. Policia kishte informacion paraprak për venndndodhjen e tij dhe rrethimin e banesës e ka bërë orët e para të mëngjesit.

Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të Canabisit qëlloi me armë zjarri drejt policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here