Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqata për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi.
Me pankarta në duar qytetarët protestuan për rreth në orë, ku shpalosën argumentet e tyre pse janë kundër këtij HEC-i që mbyt përgjithmonë, 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë dhe më shumë se 13 mijë hektarë tokë.
Kryetari i shoqatës për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi thotë se nuk pranohet një vepër që do të mbysë Dibrën.
Fjalën e morën edhe të tjerë intelektualë, historianë, ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që shkakton një rezervuar kaq i madh, jo vetëm për ato që do të zhvendosen, por edhe ato që do të mbetet të jetojnë aty. Ndërtimi i një rezervuari kaq të madh do të sillte pasoja të rënda në mjedis dhe në ekosistem, ndërsa popullata e zhvendosur do të vuajë pasojat sociale.