I shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë, kapet i riu në Durrës

0
103

Një person ka rënë në pranga, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit. Mësohet se një 26-vjeçar me inicialet A. Z., banues në Durrës ka rënë në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 persona për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 shtetas për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”, konkretisht shtetasit:

  1. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë.
  2. A., dhe A. I., 46 dhe 22 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës, shtetësja R. A., ka ndihmuar shtetasen A. I., të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë franceze, në emër të një shtetaseje tjetër.

Si dhe shtetasi  K. M., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë gjermane në emër të një shtetasi tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” , shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Tiranë-Durrës, në fshatin Koxhas, Shijak, është kapur nga shërbimet e Policisë, me kamionin tip “Benz”, duke hedhur inerte të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here