Përballja direkte online, Berisha shkërrmoq Bashën me shikueshmëri

0
262

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ‘Foltoren’ e tij të rradhës në Sarandë, në orën 17:00, ku si çdo takim tjetër, edhe këtë herë, Berisha e kishte njoftuar përmes Facebook.

I këshilluar nga të huajt, për të sfiduar Berishën, Lulzim Basha vendosi të fliste në News 24 për krizën në PD, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe Foltoret, në të njëjtën orë.

Si në çdo dalje të tyre, ‘Foltorja’ dhe intervista u trasmetuan live në faqet zyrtare të tyre dhe ajo që ra në sy ishte “lënia në baltë” e Bashës nga demokratët.

Lulin në të njëjtën fashë orare po e ndiqnin vetëm 715 persona, ndërsa ish-liderin e demokratëve plot 2600 veta.

Kujtojmë që Lulzim Basha doli për herë të parë në një intervistë mediatike pas fillimit të përplasjes dhe si rrjedhojë interesi i opinionit publik duhet të ishte më i lartë se sa ‘Foltorja’ që prej dy muajsh po mban gjallë jetën politike dhe atë opozitare e si rrjedhojë logjikisht bie interesi për diçka që përsëritet.

Por në fakt nuk rezultoi kështu dhe në këtë përballje në të njëjtën orë, i humburi është Lulzim Basha.

Basha dështoi edhe këtë herë përballë Berishës dhe qartazi duket se kush ka mbështetjen më të madhe nga ana e demokratëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here