Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, dëshmitarë: Brenda njërës prej makinave u gjet armë

0
105

Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 2 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim, dhe paraprakisht dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë me semafor të kuq, ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë, aq sa mjetet janë shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarë që ishin në vendin e ngjarjes, thanë se brenda një prej makinave që u përfshi në aksident është gjetur një armë zjarri tip AK47.

Kjo pistë nuk konfirmohet ende nga policia e Tiranës, që dha vetëm një informacion paraprak për këtë ngjarje të rëndë.

Personat që kanë vdekur janë identifikuar si Luan Cenollari dhe Ali Bejo, ndërsa personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Emirjan Doko.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here