Si del bllof Bardhi për firmat/ Gjana gjatë garës për kryetar: Lista e anëtarësisë s’mund të jetë publike!

0
1425

I tronditur nga shifrat e mbështetjes së doktorit, Basha nxorri sot Gazmend Bardhin në një tentativë për të rrëzuar legjitimitetin e firmave. Në arsyetimin e tij Bardhi pohoi se nuk mund të mbahen sekret të dhënat e anëtarëve të PD.

“Partia Demokratike është një institucion, funksionon mbi bazën e Statutit të Partisë Demokratike. Ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet të mbahen sekret anëtaët e Kuvendit Kombëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike. Nuk ka fyerje dhe tallje më të madhe për demokratët që t’i thuash atyre se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime, statutore të Partisë Demokratike.”, tha Bardhi.

 

Por për të nxjerrë blof Bardhin, mjafton një qëndrim nga Jemin Gjana, një prej njerëzve më të afërt të Bashës, të cilin e ka përdor si kryetar komisioni për zgjedhjet e brendshme sa herë ka humbur zgjedhjet e përgjithshme. Gjana me gojën e Bashës në qershor të këtij viti gjatë debatit të zjarrtë për zgjedhjet për kryetar tha se lista e anetaresise nuk mund t ju jepet cdokujt, pais ka të dhëna sensitive. ““Këto të dhëna nuk mund të disponohen përveçse nga ata që janë të autorizuar të çekojnë tek sistemi. Në këtë sistem çekon vetëm Sekretari Organizativ i partisë dhe një punonjës i caktuar nga partia për këtë punë dhe për të qenë transparent me të gjithë kandidatët, dhe katër ekspertë IT, që ata do të adresojnë tek sistemi”., pohonte në 27 maj Gjana.

Nëse atëherë Basha me gojën e Gjanës fliste për rëndëisnë e mbajtjes sekretë të të dhënave të anëtarësisë pse sot përmes Bardhit i kërkon publike?! Një blof i radhës nga Basha./ STANDARD.AL

Per me shume video qe argumenton qendrimin e Jemin Gjanes: 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here