Opozita’ e Bashës/ PS dhe PD shkrihen në një sot në Librazhd

0
1450

Si asnjëherë më parë mazhoranca dhe opozita në Librazhd kanë përkujtuar bashkë ceremoninë e 77-vjetorit të Çlirimit të Librazhdit. 

Siç duken në fotot që sjell Syri.net, kryetari i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra dhe deputeti i zonës, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë gjithë ceremonisë, Vreto ka qenë në krah të Ballës dhe ky i fundit gjatë prononcimit për mediat bëri këtë koment:

“I falenderoj edhe përfaqësuesit e opozitës që u bashkuan sot me ne në këtë ditë feste krenarie”.

Dukshëm, mes PD dhe PS tashmë nuk ka më vija ndarëse, as ideologjike, as edhe bindje politike – por ka interesa që i ndajnë së bashku.

Bashkëpunimi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është reflektuar edhe në strukturat lokale të PD-së, si rasti i Librazhdit ku kryetari i degës i nënshtrohet Taulant Ballës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here