Ylli Manjani: Basha është i shqetësuar, nuk qesh më! Në kamera del natën dhe vetëm

0
117

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në A Show me Adri Krastën në Syri Tv, situatën brenda Partisë Demokratike.

Manjani u shpreh se Lulzim Basha e ka kuptuar se ‘ngjarja ka ndodhur’ dhe si rrjedhojë kreu aktual i PD është i shqetësuar, sipas tij, pasi nuk qesh më dhe ka mbetur vetëm.

‘Foltorja‘, shtoi Manjani, po realizon një proces dhe është aktualisht i vetmi event demokratik ku hidhen ide dhe arsyetime.

“Duhet të jesh i pamençur, nuk po them në nivel budallallëku që të mos shqetësohesh për këtë. Dhe unë shoh fytyrën e Bashës që nuk qesh më. Del natën me kamera, krejtësisht i vetëm, i pashoqëruar nga askush, këput një kopaçe dhe ikën. Ndërsa ky tjetri bisedon, arsyeton me atë vokabular që ka, me atë ide që ka, dhe ka ide që hidhen ne qarkullim, tjetër gjë realizmi. Por ama ka një proces që ndodh. Kështu që, shqetësimi i Bashës është real në këtë rast”, u shpreh Manjani.

Adi Krasta: Pra një ngjarje do të ketë?


Ylli Manjan
i: Unë mendoj se ngjarja ka ardhur. Produkti ka ardhur. Askush nuk mendon se Lulzim Basha fiton ndonjëherë zgjedhje. Kjo i ka vënë dërrmën. Ai nuk fiton më. Përpos faktit që ka na zhgënjyer. Unë jam një nga mbështetësit e Bashës. E kemi mbështetur se kishim nevojë për rotacion. Por me këto që ka artikuluar këto kohë mua më ka zhgënjyer jashtë mase. Është një zhgënjim i jashtëzakonshëm.

Adi Krasta:  Kryetari zyrtar i opozitës flet dhe mungon aksioni i besueshëm, por ndërkohë kryeministri bën takim me akademinë e rendit. Duket një varfëri aksioni?


Ylli Manjani
: Jo. Ka një ngërç që vjen si rrjedhojë e mungesës së alternativës. Edi Ramës i ka “pjellë gjeli”. I ka bërë “gjeli vezën”. Një opozitë që të tund dhëmbët të detyron të japësh shpjegime. E vetmja ngjarja ku njerëzit dalin për të marrë pjesë demokratikisht në një event është Foltorja, por duhet të jesh anëtar i PD. Këtu merret borxh dhe s’e çan njeri kokën, del shteti nga shinat kushtetuese, fare rehat, me fare lehtësi dhe vetëm ata që kanë hall e kuptojnë këtë gjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here