Kriza me skemën e pensioneve në Shqipëri, zgjidhja që na nevojitet

0
121

Në sajë të punës tonë apo njohjeve familjare dhe shoqërore na duhet
të takojmë shumë njerëz të profileve të ndryshme çdo ditë.
Të njohur e të panjohur, biznesmenë, politikanë, gazetarë, artistë etj
por të gjithë shqetësohen për pasiguritë që ofron e ardhmja.
Njëri prej tyre, një ditë më tregonte: “Pak vite më kanë mbetur për të
punuar dhe dalë në pension së bashku me gruan. Shkova dhe u
interesova te zyra e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) për
pensionin, pasi sa më shumë më afron koha e daljes në pension, aq më
shumë më kap paniku.
“E di ç’më thanë tek ISSH-ja? Pensioni im, për një kohë pune prej mbi 40
vitesh, do të jetë rreth 18 mijë lekë, ndërsa i gruas rreth 16 mijë lekë. Të
them të drejtën u mërzita sa dhe gjithë këto ditë kemi qenë të
shqetësuar. Të gjithë e dimë që pensionet te ne janë të ulëta, por nuk e
mendoja kurrë që me gjithë ato vite që kam paguar kontribute të më
dilte një pension qesharak.
Kam punuar 20 vjet në punë shteti dhe 20 vjet në biznesin tim privat dhe
i kam paguar të gjitha detyrimet. Mendoja se do të merrja diku te 50
apo 60 mijë lekë në muaj, sepse edhe pagesat mujore kanë qënë të tilla.
Po tani s’di ç’të bëj?! Sado që kam punuar gjithë jetën e kam vënë “dy
lekë” mënjanë, nuk mundet të mbahem me ato kursime dhe t’u bëhem
barrë fëmijëve të mi”.
Njohim shumë njerëz që kanë paguar me miliona lekë sigurime
shoqërore, 24.5% të pagës dhe 3.4% sigurime shëndetësore dhe kur
vjen mosha e pensionit, sa marrin? Maksimumi 40 mijë lekë. Ndaj ka
kaq shumë konflikte sot në familje, sepse të moshuarit shpeshherë

bëhen barrë financiare për të rinjtë. Dhe jo se fëmijët nuk i duan
prindërit e tyre, apo nipërit e mbesat nuk i duan gjyshërit, por sepse
shumë prej tyre nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar
kostot e jetesës.
Dhe, përveç fëmijëve, të kesh dy të moshuar në shtëpi që kanë nevojë
për shumë shërbime, të cilat kushtojnë, bëhen shkak për situata jo të
këndshme familjare dhe krijojnë kriza të mëdha sociale.
Situata është e tillë pasi sigurimet shoqërore janë skemë sociale, shteti
jonë vend social, dmth do kujdeset me pagesat/taksat e mia/pensionin
tim dhe njerëz që kurrë nuk kanë kontribuar në skemën e pensionit
shtetëror, pra edhe pse ke 40 vjet që paguan sigurime shoqërore, ti nuk
i ke paguar për veten, por për shoqërinë.

Tre kolonat e pensionit (Shtetëror, i vendit të punës, Privat)

Në Shqipëri, 1.2 persona punojnë dhe 1 merr pension ndërsa në botë ky
raport është 4-5 me 1.
Aktualisht rezultojnë rreth 800 mijë kontribues të rregullt të sigurimeve
shoqërore dhe nga këto, rreth 600 mijë persona që përfitojnë nga këto
sigurime.
Por sa përfitojnë realisht këta persona?
Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar
në qytet ishte 15,732 lekë.
Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare,
duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e
varfërisë.

E ARDHMJA
E ardhmja nuk duket optimiste. Kriza me skemën e pensioneve në
Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket. Teksa çdo vit
subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe
përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt.
Në janar të këtij viti, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç
arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona.
Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose
18%.
Deri më 2051, grup mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të
popullsisë.
Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria,
në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe
pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas.

Madje, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, skema e
pensioneve po rrezikon Buxhetin e Shtetit.
Përfundim të ngjashëm ka ndarë më herët edhe Kontrolli i Lartë i
Shtetit në raportin e auditit të zhvilluar në Institutin e Sigurimeve
Shoqërore nga ku rezultoi se numri mesatar i kontribuuesve për
sigurimet shoqërore rezultoi në 642.400 në vitin 2020, duke u ulur me
mbi 17.700 në raport me 2019-ën.

ZGJIDHJA
Nëse shohim skemat e pensioneve që përdorin shtetet Perëndimore do
të thotë se ka ende shpresë.
Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe
ato fqinje, kanë ndërtuar kolonën e dytë dhe të tretë të pensioneve
duke kaluar automatikisht në mbrojtjen dhe garantimin e pensioneve
për qytetarët e tyre. Ose thënë më qartë, paguaj për të gjithë skemat
kolona parë(sigurimet shoqërore), paguaj për vete kolona e dytë dhe e
tretë.
Si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë
shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?
Një qytetar në Shqipëri paguan për sigurimet shoqërore 24.5% të pagës
plus 3.4% sigurime shëndetësore, nga ku ku 16.7% i paguan
punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi dhe të dyja shkojnë në një llogari,
ku të dyja janë shpenzime të kompanisë.
Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës,
mesatarisht 35 vite të jetës së tij. Për ata që kanë pagë minimale (24
mijë lekë) për 35 vjet derdhin rreth 2.2 milionë lekë që ja paguajnë

shtetit. Ndërsa ai që ka pagën maksimale (105 mijë lekë) për 35 vite i
paguan shtetit më shumë se 9.5 milionë lekë.

Kur vjen puna tek përfitimi, mesatarisht një qytetar shqiptar arrin ta
përfitojë pensionin e shtetit për 15 vjet. Për ata që kanë derdhur
kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension
mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e
pagës maksimale do të ketë një pension shtetëror mujor prej 35 mijë
lekësh. Këtu po flasim për pensionet e qytetit, sepse pensionet rurale
janë histori më vete, janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Po ti referohemi të njëjtës pasqyrë të derdhjes së kontributeve mbi
pagën minimale dhe maksimale, por tani jo më në shtet por në Fondin
e Pensionit Privat, çfarë ndodh?

Një qytetar që derdh 21.6% të pagës minimale si kontribute në privat
për 35 vjet del me një pension privat mujor 46.700 lekë të reja për 15
vite. Nga ana tjetër ai që derdh 21.6% të pagës maksimale si kontribute
në privat, del me një pension mujor privat prej 204.600 lekë për 15 vite.
Diferenca është: nga 2.6 milionë lekë që do të përfitonte me
kontributet e pagës minimale nga pensioni shtetëror për 15 vite, në
privat përfiton 8.4 milionë lekë; Nga 6.3 milionë lekë që do të përfitonte
nga pensioni shtetëror për 15 vite për pagën maksimale, në privat do të
përfitojë mbi 36.8 milionë lekë për 15 vjet. Diferenca është e madhe!

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat. Njëra
mënyrë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat
private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur
vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të
ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të
kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse
do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët
derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension
Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të
lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht
këtë problem të rëndësishëm social.

Pra po të marrim shembullin e zotërisë, që ka punuar mbi 40 vite, po të
kishte kursyer ose paguar në fond privat pensioni për 40 vite me rradhë
rreth 5000 lekë në muaj do kishte kursyer 2,400,000 lekë ose 20.000
euro. Por fondi i investon këto para dhe zotëria do të kishte mundësinë
të merrte pasi të dilte në pension plot 50,000 euro. Kjo pasi fondi ka
kthim të lartë investimi, momentalisht rreth 4%.
Kështu, nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 000 lekë të reja për
10 vjet në pensionin privat, ai/ajo do të përfitojë një pension mujor prej
8200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension. Nëse kontribuon 5 mijë
lekë për 20 vjet del me pension 13.600 lekë të reja, ndërsa për 25 vite
kontribut del me pension mujor 17 mijë lekë.
Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton në Fondin e Pensionit Privat nga
10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27
mijë lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 408 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj,
shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas
20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54 mijë lekë në muaj dhe
fitimi nga interesat do të jetë rreth 820 mijë lekë të reja.
Kjo është një mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij, për të patur
të ardhura shtesë në moshën kur i nevojiten më shumë.
Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe
tanimë edhe rajonit.
Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension
privat. Dhe Maqedonia ka kohë që ka kaluar në dy pensione, një
shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij
shtetëror.

SOT PENSIONET PRIVATE NË SHQIPËRI(HISTORI)
Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer
mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në
pension. Një trend i tillë, në rritje, po vihet re edhe në Shqipëri.

Fondi i pensionit është akoma në fillesat e veta dhe vetëm 32 mijë
shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri.

Por përse shqiptarët kanë zgjedhur në masë Fondin e Pensioneve
Vullnetare SIGAL?

– Lider ne tregun e pensioneve private me mbi 10.000 anëtarë dhe
asete që kapin vlerën e 15 milionë eurove duke qenë kështu lideri
në tregun e pensioneve private me 43.53% të tij. (Shifrat zyrtare
të AMF)
– Udhëheq tregun prej mbi 15 vitesh
– Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdha
financiare në Shqipëri dhe në rajon

– Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve
Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt
tatimi mbi të ardhurat.
– Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i
nënshtrohet tatimit.
– Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve
në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL kanë interesa më të larta se
bankat.
– Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe
anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë
janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
– Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon
trashëgimtarëve.

Çfarë kërkoni më shumë? Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot
me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen
tuaj. As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se
Fondi SIGAL.
Flisni me këshilltarin tuaj për më shumë informacion

Këshilltarët

Edmond Koçi
Cel: +355 67 4026007
E-mail: edmond.koci@uniqa.al

Livja Gjika
Cel: +355 68 8087731
E-mail: livja.gjika@uniqa.al
Përcakto vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke
klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/ ose hapni një
fond komplet falas dhe pa obligim tek https://fondisigal.com.al/oferte-
10-vjetori/

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit
www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo
pyetje apo paqartësi me numrin +35544511666 ose shkruani në
info@fondisigal.com.al .

E ardhmja nis sot me Fondin SIGAL.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here