Reja ndryshon listën, Ernest Muçi bëhet pjesë e kombëtares

0
110

Untitled collage 59 1100x620

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.

Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.

Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here