‘Foltorja’/ Glauk Olldashi: Nuk mund të vijmë në pushtet me një PD të modelit socialist

0
280

I pranishëm në ‘Foltoren me rininë’ të liderit historik të PD-së, Sali Berisha, ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi.

Në një fjalë të shkurtër, i riu tha se PD-ja nuk mund të vijë në pushtet me një parti të mbyllur. Ai bëri thirrje për hapjen e PD-së.

‘Ne duam të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët dhe për ta bërë një vend të lirë. Ne jemi kundër një modeli autoritar, socialist.

Për të mundur këtë model, nuk mund ta bëjmë atë duke e mbyllur PD, por duke e hapur. Ne duhet të bëhemi model për të gjithë shqiptarët.

Nuk ka se kush ti  përfaqësojë më mirë vlerat e PD-së, se sa forumi rinor i Partisë Demokratike’, – tha Glauk Olldashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here