Skemë vjedhjeje nga “Micro Credit Albania”, me letra pa firmë dhe vulë, qytetarit i kërkohet te paguajë për kredinë e likuiduar

0
147

Në redaksinë e Televizionit Ora u paraqit shtetasi me iniciale F.B i cili prej kohësh nuk po gjen zgjidhje për problemin e tij.

Micro Credit Albania i bën presion qytetarit që të paguajë shumën 4 milionë lekë të vjetra për një kredi që qytetari e ka marrë te Tirana Bank dhe e ka shlyer plotësisht.

Qytetari: Në vitin 2006 kemi marrë një kredi me gruan te Tirana Bank. Vazhdova rregullisht shlyerjen deri në momentin sa e shleva të plotë kredinë. Tani në 2021 më vjen një shkresë, më thonë që ju keni dhe 4 milionë lekë të tjera për të shlyer për këtë kredi. Ma dërgoi Micro Credit. Unë Micro Credit i kërkoj dokumentacionin, kontratën që ti ke blerë një debit për mua, vlerën sa e kam pasur unë dhe vlerën sa e ke blerë ti.

Persona të paidentifikuar i dërgojnë mesazhe qytetarit, por në asnjë moment ato nuk prezantohen se kush janë.

Micro Credit Albania: Zotëri hajde te zyra dhe fol me juriste.

Qytetari: Si e ke emrin?

Micro Credit Albania: Nuk po flet me mua, s’ka lidhje si e kam emrin unë.

Qytetari: Po ti më ke çuar mesazh. Unë ta thashë emrin.

Micro Credit Albania: Hajde tako juristen e institucionit.

Qytetari: Juristja si e ka emrin që unë të vij ta takoj?

Micro Credit Albania: Një juriste është, atë do takosh.

Qytetari: Më jep emrin, kë do takoj?

Micro Credit Albania: Po pse duhet të të jap emrin more zotëri?

Qytetari: Po kë do takoj unë godinën, më thuaj emrin kë do takoj?

Asnjë dokument nuk i vendoset në dispozicion qytetarit ku tregohet dhe provohet që ai mund të jetë debitor. Nga ana tjetër është skandaloz fakti që ky institucion dërgon njoftime me letra pa firmë dhe pa vulë.

Gazetarja: Pranë nesh është drejtuar zoti Fiqiri në lidhje me këtë shkresë që ju i keni dërguar dhe thoni Micro Credit Albania i paska blerë një kredi Bankës Tirana dhe zoti Fiqiri duhet të paguajë 4 milionë.

Gazetarja: Të lutem dilni më jepni informacion të dyja.

Qytetari: Do t’ia çoj dosjen Prokurorisë, të vijë Prokuroria të marrë informacion.

Gazetarja: Askush nuk jep informacion. I drejtoj këtë shkresë, i kërkoj kontratën që këto kanë me Bankën e Tiranës që i kanë vlerë këtë kredi dhe vajzat ikin.  I kërkoni 4 milionë lekë. Më jep dokumentin.

Micro Credit Albania: Unë nuk kam asnjë lloj dokumenti. Nisë kërkesën me e-mail ose bëjë me shkrim tani.

Gazetarja: I ke bërë kërkesë?

Qytetari: Po, është në dosje kërkesa që kam bërë unë.

GazetarjaI ka shkuar zotërisë kjo letër, kush e ka dërguar? Emër, mbiemër, firmë, vulë, e kujt është kjo letër?

Micro Credit Albania: Është institucioni Micro Credit Albania.

Gazetarja: Personi? Kush e dërgon?

Micro Credit Albania: Kjo është pa emër, mbiemër.

Qytetari: Po më jep kontratën që të kam kërkuar, që e ke blerë ti.

Micro Credit Albania: Bëje kërkesën me shkrim.

Gazetarja: E kam bërë, s’kemi përgjigje. Kërkoni 4 milionë lekë për një gjë që e ka paguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here