Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i George Sorosit: Punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës

0
486

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka cilësuar lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandër Soros, djali e George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Kosova duhet të shpallë “non grata” djalin er Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Dy vite pas planit të shkëmbimit, sot është me qartë të kuptohet se cili fshihej pas tij. Soros padyshim ishte një ndër njerëzit e ndikueshëm për këtë plan, i cili ksipas ryetares së Komitetit serb të Helsinkit Sonja Biserko përfshinte 9 emra. “Ishin East-West Institute nga Nju Jorku, ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Aleks Soros djali i George Soros, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama etj”, theksonte Biserko.

Po ashtu analisti amerikan, Daniel Serëer është shprehur i i bindur se kishte një plan për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi,, që tashmë është ide e vdekur.

Ideja për “korrektimin e kufijve” u pengua nga Gjermania, e cila dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e bazon në perspektivën e antarsimit të Serbisë në BE.

Ndërkohë kujtojmë se i pari në Shqipëri që foli për prapaskenat e këtij plani ishte ish-kryeministri Berisha i cili zbardhi planet e dyshes Rama-Vuçiç dhe ndërkohë kërkoi shpalljen non grata të George Soros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here