E bija në burg/ Babai i Enkelejda Hoxhës: Kanë mbetur fëmijët në mes të rrugëve

0
124

Babai i Enkelejda Hoxhës ka bërë apel ndaj autoriteteve që të vlerësojnë situatën në të cilën ndodhen fëmijët e gjyqtares së vënë në pranga që nga momenti që ajo u mbyll në qeli. Në një prononcim për Balkanweb, Belul Hoxha tha se fëmijët kanë mbetur në mes të 4 rrugëve, ndërkohë që çështja po zvarritet.

“Për autoritetet kam kërkesën që të shohin vlerësimin e gjendjes së fëmijëve me dokumente te sakta, të përgjegjshme janë që duan shërbim të përhershëm në çdo minutë, në çdo orë. Deri kur do vazhdojë kjo situatë që po shtyhet, po shtyhet. Kush do i mbajë kur dy të moshuarit 73 dhe 71 vjeç, deri kur? 9 muaj u mbushën, sa do vazhdojë? A do kujdeset dikush për këta fëmijë, çfarë hanë, çfarë pinë, kush i mban? Si shkon jeta e tyre? Në mes të rrugëve janë, gjyshja 71 vjeçe e sëmurë, unë me parkinson i sëmurë. Ne i marrim e vërtitemi në shtëpi,”- tha babai i ish-gjyqtares.

Ish-gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha ka pranuar akuzën për korrupsion duke bërë që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Mësohet se Hoxha kishte depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesë për gjykim të shkurtuar duke u vetëdeklaruar fajtore për akuzat “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Më 17 nëntor në orën 10:00, Enkkelejda Hoxha pritet të dalë para trupës gjykuese për të disatën herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here