VIDEO/ Bashkia po u prish shtëpitë, Berisha: Në krah të banorëve të ’5 Majit’

0
210

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbështetje të banorëve të zonës së ‘5 Majit’ në Tiranë, ku bashkia po u prish shtëpitë.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Vazhdon qëndresa heroike e banorëve të zonës ‘5 Maj’ në mbrojtje të shtëpive të tyre.

Bandat e narkoshtetit duan t’ju prishin shtëpitë për të ndihmuar gjakpirësit e narkoqeverisë!

Mbështetje të plotë qytetarëve qëndrestarë.

Dënoj aktin bandidesk të narkobandave të narkoqeverisë.

Te dashur miq. Banorët e zonës ‘5 maj’ vazhdojnë rezistencën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre së kuadër të një vendimi që banorëve u është bërë me dije vetëm ditën e fundit.

Tashmë prej ditësh, banorët protestojnë për kundër këtij aksioni pasi sipas tyre shtëpitë e tyre janë të legalizuara dhe me dokumente të rregullta dhe kërkonin që t’u jepej të paktën një dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në zonë është paraqitur edhe policia, por banorët nuk janë sprapsur dhe kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata madje kërkuan që forcat e IKMT të largoheshin nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishin besim tek ta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here