Tragjedi në mëngjes, 63-vjeçari bie nga kati i 15, ndërron jetë në vend

0
138

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sarandë pasi ra nga lartësia në Sarandë.

Policia bën me dije se 63-vjeçari që punonte si roje në pallat, ishte në katin e 15 të ndërtesës, por për arsye ende të paqarta ra një kat më poshtë duke ndërruar jetë në vend.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here