Ish-deputeti demokrat, Arben Imami ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike pas përplasjes mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha.
I ftuar në ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News, Imami thotë se Basha shkatërroi PD-në dhe ka shkallmuar debatin brenda partisë.
Arben Imami: Në këto vite Basha ka rrudhur partinë, ka shkallmuar debatin brenda PD.
Me Bashën në krye, PD gjithnjë e më poshtë.
Basha nuk ka asnjë shpresë, kam folur para se ti humbte zgjedhjet, bëri lista në mënyrë personale është akt përtej cdo parimi legal demokratik.
Berisha është shumë vone por nuk e pengon, është e vetmja rrugë, po ngjall shpresë. Nuk shoh mundësi tjetër, ndaj e kam mbështetur.
Alfred Lela: Basha thotë kam 97 % të PD…
Arben Imami: Mos ver dorën në zjarr kur Basha flet për shifrat. Sondazhet e Bashës janë ‘nën tokë’. Që në 2014. Që PD të bëhet kompetitive duhet të largohet Basha.