Agron Gjekmarkaj kundër Kuvendit që do mbledhë Berisha: Ai është si miting, i kthehet keq Erla Mëhilli: Mos i ofendo, unë e njoh mirë statutin, ti mund të njohësh Bashën

0
241

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, është shprehur mbrëmjen e  djeshme se Kuvendi që kërkon të mbledhë Sali Berisha, i ngjason më shumë një mitingu. Ai tha se ai nuk mund të jetë Kuvënd, pasi Kuvendin e mbledh Kryesia e Partisë.

Por, menjëherë Gjekmarkaj ka hasur në kundërshtinë e ish-zëdhënëses së PD-së Erla Mëhilli, e cila i tha deputetit që të mos i ofendojë anëtarët e Kuvendit, teksa shtoi se ajo e njeh mirë statutin, ndryshe nga Gjekmarkaj që mund të njohë mirë Bashën.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Bëhet fjalë për një Kuvend që nuk dihet nëse do jetë legal. Ata do mblidhen në miting.

Mëhilli: Mos i ofendo ata, nuk është miting, është organi më i lartë vendimmarrës.

Gjekmarkaj: Nuk është Kuvend, se Kuvendin e mbledh Kryesia e partisë.

Mëhilli: Nuk e di sa e njeh ti Kuvendin, unë e njoh mirë. Ti mund të njohësh Bashën më mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here