I përmendi dhëmbët, Rama-Bashës: Lëri këto kafshimet, se nuk je në ëndërr

0
93

Deklaratave të Lulzim Bashës, se i kishte treguar dhëmbët në zgjedhjet lokale të 2011-tës, Edi Rama iu përgjigj ashpër, duke i kërkuar që ti jepte fund këtyre thirrjeve për kafshim. Rama tha se e dinë të gjithë se retorika e Bashës si një djalë i fortë, i shërben për garën e brendshme brenda partisë.

Rama-Bashës:

Nuk po zgjatem shumë, të gjithë e kuptojnë se pse të duhet ty retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë, dhe që ka përballë frikacakë që nuk ia dalin dot të përballen me sfida. Edhe njëherë do ta bëjë këtë parantezë deri sa të humbas shpresën, nuk mundet dot dikush, qoftë individ, qoftë një forcë politike, që dikush që nuk ka as shumicën të dhunojë dot privatin.

Kjo nuk funksionon, se ti e ke provuar shumë shpesh, dhe aq herë sa e ke provuar të janë kthyer pas. Aq herë sa e ke përdorur, aq herë ke dështuar, këto dokrat e tua, me trimëri dhe me ndershmëri, thuaja vetes, por mos fol këtu se je bërë qesharak fare.

Nëse dp të jesh serioz, dhe do të bësh para bashkë me ne, ne nuk kemi kohë për të humbur. Ne nuk mundet dot që të hyjmë në proces ndryshimi Kushtetute, duke të besuar ty sesi lexon ti. Këto bëhen me dialog.  Shkove deri te kafshimet tani, se sa herë ke kafshuar ti, je dhe goxha burrë, kur kafshoj unë, si kafshoj unë. Lëri këto kafshoj, kafshoj, se nuk je në ëndërr.

Ta mbyllim këtë shpif shpif se diçka do të mbetet. Kostoja është me metër katror Lulzim. Po të them që kostoja e ndërtimit të shkollave nga qeveria shqiptare është 47 mijë lekë për metër katror, dhe e shkollave të ndërtuara me fondet e BE është 60 mijë lekë. Prandaj hezitova që ta them, janë 400 kompani Lulzim që janë angazhuar për rindërtimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here