Banorët e 5 Majit në protestë për prishjen e shtëpive: Kërkojmë dëmshpërblim

0
97

Banorët e lagjes 5 Maj kanë nisur një protestë, pasi po planifikohet që tu prishen shtëpitë, në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një prononcim për mediat, ata janë shprehur se kanë punuar shumë për të bërë shtëpinë.

“Shtëpia do shembet vetëm mbi trupin tim. E kam bërë shtëpinë me djersë, nuk kam vjedhur para. Nuk duam kontrata e bonuse qesharake, çfarë janë këta, unë dua shtëpinë time. Shteti po na vjedh hapur,” tha një banor.

Ndërsa një tjetër banor është shprehur se ata kërkojnë dëmshpërblimin e tyre për prishjen e shtëpive, ndërkohë që ka shtuar se po u bëjnë presion për të firmosur shembjen e shtëpive.

Mua më thonë të firmos, ndërsa kjo firmë kërkohet nën presion. Ne kërkojmë dëmshpërblimin tonë”, tha një tjetër banor.

Këta banorë protestojnë prej ditësh. Banesat e tyre do të shemben në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një shkresë, banorët janë informuar për këtë vendim të cilin kanë vendosur ta kundërshtojnë publikisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here