Nard Ndoka: Basha kaloi çdo limit. Berisha duhet të vijë në krye të PD-së, sa më shpejt të jetë e mundur

0
110

Ish-Kryeministri, Sali Berisha,  nga  foltorja e Kavajës është shprehur dje (26 tetor) se do të garojë për të qenë sërish në krye të PD.

Ish-lideri u ka bërë thirrje delegatëve që të firmosin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, teksa ka garantuar se gara do të jetë e lirë për zgjedhjen e kreut te PD.

Për këtë, ish kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se Sali Berisha është i vetmi person që mund të largojë Lulzim Bashën nga kryesia e Partisë Demokratike

“I vetmi person që mund të largojë Bashën është Berisha”, tha Ndoka në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në  ekranin e RTV Ora.

Nard Ndoka pohon se Basha po tregon paaftësi në menaxhimin e PD.

Nard Ndoka: Më vjen keq për Bashën, po tregon një mjerim politik, intelektual dhe njerëzor. Nuk do ta mendoja kurrë që Basha do të arrinte deri në këtë pikë për hir të karriges. Tashmë ai e ka humbur autoritetin për të drejtuar Partinë Demokratike, e ka humbur autoritetin për të drejtuar anëtarët dhe militantët e asaj partie.  PD nuk po e drejton asnjë njeri. Basha ka mbetur i mbyllur në zyrën e tij me 3, 4 vetë.

Ndoka pranon se situata aktuale e opozitës është kaotike, duke theksuar se opozita ndodhet në periudhën e saj më të ulët. Ai thotë se interesi publik nuk po mbrohet nga opozita.

Nard Ndoka: Është  një situatë kritike dhe kaotike në opozitë, për faktin se vendi ka nevojë për opozitë. Kemi një qeveri të papërgjegjshme, por kemi një opozitë në pikët më të ulëta të saj.  Interesi publik nuk po mbrohet sot nga opozita. 

Si rrjedhojë Ndoka shprehet se Berisha duhet të kthehet sa më shpejt në krye të PD-së, duke thënë se “Foltorja” është lëvizja më e rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike.

Nard Ndoka: Zoti Berisha duhet ta kryejë sa më shpejt të jetë e mundur këtë proces. Foltorja është lëvizja më e rëndësishme në historinë e 30-vjeçare të PD-së. 

Sipas Ndokës, Basha është një lideri çorientuar:

Nard Ndoka: Sot situata është akoma më e trishtueshme, është rast unik të paktën në  vendet e rajonit, ku opozita kapet nga pushteti. Basha është lider i çorientuar, lider që ka bërë gabime pas gabimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here