Luan Baçi ia thotë në sy Çuçit: Policia ishte prezente në vrasjen e biznesmenit në Fier, por u fsheh

0
108

Ekzekutimi i biznesmenit Demir (Dem) Backa në qytetin e Fierit pak ditë më parë është diskutuar dhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. I pranishëm ishte dhe ministri Bledi Çuçi, i cili u pyet nga deputetët demokratë për hetimet.

Çuçi zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë se diskutimet e demokratëve nuk kishin lidhje me projektligjin që do të diskutohej. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti fierak Luan Baçi, i cili i ka thënë ministrit se Policia ka qenë në vendngjarje por nuk ka reaguar. Madje, sipas tij policët janë fshehur.

Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët. “Vaji i kandilit“ tregon përcmimim, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë.

Çuçi: Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin.

Baçi: Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here