Çfarë i helmoi 370 qytetarë?

0
98

370 qytetarë janë paraqitur për ndihmë në spital që nga e diela ndërsa paraprakisht dyshohet për helmim nga uji. Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv të qytetarëve edhe pse dyshimet paraprake janë se ka qenë pikërisht uji i pijshëm shkak i problemeve shëndetësore tek banorët.

Të paktën 370 persona, mes të cilëve edhe dhjetëra fëmijë, janë paraqitur në spitalin e Krujës me shenja helmimi.

Nga e diela, qytetarë të shumtë kërkojnë trajtim mjekësor, ndërsa dyshimet e para janë se kjo situatë ka ardhur nga uji i pijshëm, i cili mendohet te jete bashkuar me ujërat e zeza.

Drejtoresha e Spitalit të Krujës bën me dije se deri në këtë moment nuk ka pacientë në gjendje të rëndë.

“Kjo situatë është nga e diela në mëngjes.”

Qytetarët tregojnë simptomat që kanë pasur nga ky helmim.

“Dhimbje barku dhe koke.”

Shqetësuese janë dëshmia e të tjerë qytetarëve të cilët pohojnë se që nga nisja e ndërtimti të Ujësjellësit të ri të qytetit, rastet e helmimit janë përsëritur edhe në të paktën dy raste të tjera.

“Që kur filloi Ujësjellësi i ri deri tani u bë tre herë që vijmë në spital për këtë problem.”

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa edhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë mostrat e ujit për analiza të thelluara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here