“SPAK i kapur”/ Gjata: Vettingu i politikave është dashur paralelisht me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve

0
75

PD ka propozuar amendamentet ku kërkon që të 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti, Kryeministri, Ministrat dhe Guvernatori i Shqipërisë t’i nënshtrohen vettingut.

Në lidhje me këtë në një intervistë për Ora News, me gazetaren Anila Zyberaj, juristi Çlirim Gjata është shprehur se vettingu i politikanëve duhet të ishte krijuar paralelisht me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra në vtitin 2015.

Çlirim Gjata: Që në 2015 kur doli projekti për vettingun e gjyqtarëve, kur filloi reforma në drejtësi, kemi thënë që po ndërtoni një sistem për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Së bashku me këtë duhet të ishte ndërtuar dhe një sistem drejtësie që të vërë para përgjegjësisë politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar. Politika nuk mund të bënte një sistem të pavarur që të fuste veten në burg.

Ai tha se gabimi i reformës në drejtësi filloi pikërisht në këtë moment, pra kur vettingu u bë vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe jo dhe për politikanët.

Çlirim Gjata: Këtu ka filluar gabimi i reformës në drejtësi. Është dashur paralelisht me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhej dhe vetting i politikanëve. Kjo nuk u bë. Këtu duhet të ndërhynin fort ndërkombëtarët.

Më tej juristi tha se SPAK është i kapur nga shteti, pasi sipas tij ky institucion nuk ka kryer hetime dhe mbi çështje që i ka detyrim ligjor.

Ai tha se nuk mund të kemi garanci se SPAK do hetojë pastërtinë e politikanëve në rrugë administrative.

Çlirim Gjata: SPAK nuk mund t’i ç osh tani një listë me emra dhe t’i thuash mi verifiko. Hetimin po, po jo verifikimin e pasurive. SPAK është kritikuar se s’po bën asgjë me aferën e incineratorët, që kanë lidhje deri tek Kryeministri, s’po bën gjë me Teatrin, me Becchettin. Të gjitha këto kanë lidhje me administratorë dhe politikanë të lartë. SPAK s’po heton këto që i ka detyrim ligjor dhe çfarë garancie ne që do hetojë për pastërtinë e figurës së politikanëve në rrugë administrative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here