Berisha nga Lushnja: Vettingu i politikanëve , çmenduri që s’e gjen as në diktatura!

0
93

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se propozimi i opozitës dhe i mbështetur nga mazhoranca, për Vettingun në politikë, është i pashembullt.

Lideri historik i demokratëve u shpreh nga Lushja ku pati një ndalesë dhe takoi strukturat e PD, pëpara nisjes së Foltores në Berat, tha se sipas projektligjit, Parlamenti i dorëzohet SPAK-ut dhe deputetët mund të ndiqen penalisht edhe kur nuk ka prova.

Berisha ssqaroi se nuk është kundër Vettingut të politikanëve, por ai mund të bëhet në Parlament nga Komisioni i Etikës, duke mbledhur të dhënat për deputetët nga të gjitha institucionet e vendit.

“Kjo nismë për nga rëndësia e saj është absolutisht jetike për pluralizmin politik në Shqipëri, për demokracinë, për PD-në. Jemi në një udhëkryq, kjo është e vërteta. Sot kemi një qeveri që ka në duart e veta të gjitha pushtetet, pa përjashtim. Ka pushtet mbi 10% më shumë se sa kishte Ramiz Alia në 1991. Kjo qeveri në mënyrë më të pabesueshme, dramatike, ia ka dalë ç’është e vërteta të kapë peng kreun e opozitës, kreun e PD-së. Dhe ju e shihni vetë. Po marrim vetëm vetëm paketën e fundit, nuk ka turp më të madh në historinë 30 -vjeçare, thonë Parlamentin t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Një çmenduri të tillë nuk e kanë as diktaturat, edhe ato e bëjnë në mënyrë pak më të maskuar. T’ju thuash se Vettingun do ta bëjë SPAK-u dhe të thuash se quhet i ndjekur penalisht edhe ai për të cilin nuk gjenden prova, siç është i shkruar në këtë ligj, nuk mund të ketë imagjinatë të një njeriu të lirë që mund të rrokë një propozim të tillë. Këtë natyrisht e rrok dhe i pëlqen një mendje e një njeriu që ka të gjitha pushtetet dhe tani ka kapur edhe opozitën për fyti e imponon propozime të tilla më të turpshmet për një forcë. Edhe partitë marksiste leniniste ekstreme, nuk do të pranonin të bënin një propozim të tillë. Ti ke Parlament, të gjithë jemi për Vettingun e politikës, por ajo bëhet në Komitetin e Etikës siç e bëjnë parlamentet e tjera, dorëzohen të dhënat nga të gjitha agjencitë, shqyrtohen me transparencë, por të ndodhesh në dorë të një prokurori se u takove me X apo Y dhe po nuk gjeti prova, sërish quhesh i ndjekur penalisht. Nëse nuk ka prova, je i pafajshëm“, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministr komentoi edhe shkarkimin e kreut të PD në Fier, Luan Baçi, nga Lulzim Basha.

“Ose rasti tjetër. Në PPSH nuk zgjidhej Sekretari i Parë, por caktohej nga Byroja Politike. Ky zotëri sikur të ishte ai model, shkarkon Luan Baçin dhe emëron në krye të Fierit kreun e PD në Mallakastër. Pavarësisht se për Luan Baçin kanë votuar mijëra demokratë dhe e kanë zgjedhur. Ti me veprime të tilla absurde ti nuk mund të kalosh për asnjë çmim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here