Fahri Balliu: Berisha është rikthyer, siç u rikthye Napoleoni

0
159

Botuesi i gazettes ‘55’ e ka quajtur një moment hisorik lëvizjen e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, duke thënë se e vetmja ngjarje që ka aktualisht politika shqiptare është ‘Foltorja’.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Balliu thekson se i pari që preket nga lëvizja e Berishës është Lulzim Basha pasi ai i ka dy çështje në prokurori, por pa përmendur emrat e çështjeve.

Gjithshtu botuesi i ‘55’ tha se Rama po bën përpjekje për ta zvenitur këtë lëvizje të Berishës dhe përmendi këtu edhe premtimin e tij për lëshimin e dy satelitëve në hapësirë.

Balliu: Sali Berisha është rikthyer. Shumë po e kërkojnë rikthimin e tij, jo vetëm demokratë por edhe socialistë. Ky është një rikthim, ka shumë figura nga historia që janë rikthyer.

Napoleoni u rikthye dhe kur e bëri iu bashkuan të gjitha fshatarë e gjeneralë deri kur u mbajt beteja përfundimtare.

Njerëzit kanë halle, Rama mendon për taksi në qiell. Qeverisja nuk ka asgjë, asnjë lidhje me filozofinë e së majtës sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here