Berisha: Duhet të rikthehesha në 2017, Rama s´do merrte mandatin e 3-të

0
114

Nga Dibra, ku po zhvillon Foltoren e rradhës, ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama, se do të përballet me demokratët për të gjitha të zezat që i ka shkaktuar shqiptarëve në 8 vitet e regjimit të tij.

Ndërsa u prit nga disa dhjetra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, Berisha u ka kërkuar ndjesë dibranëve, për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës, të cilin e konsideroi një ish-kryetar të kësaj partie.

“Ndoshta duhet të rikthehesha që në 2017, për të mos i dhënë mundësinë Edi Ramës të merrte mandatin e 3-të si Kryeministër. Ne patëm një opozitë që i bëri fresk regjimit të Edi Ramës. I kam kërkuar Lulzim Bashës të jepte dorëheqjen në 2017, dhe ndjesa që ju kërkoj nuk mjafton, pasi nuk kam bërë publike problemet me të cilat përballej Partia Demokratike”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here