Unioni i Këshillit Studentor kërkesë Ministrisë: Duam zgjidhje për të pavaksinuarit

0
107

Unioni i Këshillave të Studentëve kërkon nga Ministria e Arsimit që të gjejë një zgjidhje për studentët që nuk kanë kryer vaksinën.

Me anë të një deklarate publike, Unioni i kërkon ministrisë së Arsimit dhe Rektorateve të Universiteteve të gjejnë një zgjdhje për situatën e krijuar pasi për to është fyese klasifikimi i studentëve në “të vaksinuar” dhe “të pavaksinuar”. Ata kërkojnë që të hiqet rregulli i testitPCR-së për të hyrë në auditore, pasi çmimi është i papërballueshëm për studentët.

“Nuk po kërkojmë luks, por po kërkojmë të drejtën tonë për arsimim. Kostot për arsimim vetëm shtohen çdo vit të ri akademik dhe bëhen gjithnjë e më shumë të papërballueshme.“- shkruhet në deklaratë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here