“Do të dërgojmë satelitë në orbitë”/ Basha i përgjigjet Ramës: Flet për satelitë ndërkohë njerëzit nuk kanë bukë të hanë

0
87

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paralajmërimin që ai bëri, që Shqipëria duke nisur nga viti i ardhshëm do të dërgojë në orbitë dy satelitë, të cilat do të monitorojnë e mbrojnë territorin shqiptar.

Basha tha se kryeministri flet për satelitë, në një kohë që vendi është i kapluar nga varfëria. Ndër të tjera, ai u ndal dhe te çështja e sipërmarrësit italian, Becchetti.

Basha nënvizoi se nëse Bechetti është shpallur në kërkim, të arrestohet, por deri më tani sipas tij dihet se Shqipëria i ka një borxh mbi 120 milion euro biznesmenit.

Fjala e Bashës:

Nuk jam në këtë sallë për të qenë dikushi veçse vetja ime dhe të jeni të sigurt që do të jem vetja ime nëse guxoni të vini në foltore dhe të na bëni moral ne, opozitës, të ardhur këtu me zemrat dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve më të mëdhenj që ka njohur ky vend.

Ne jemi këtu për të kthyer demokracinë dhe legjitimitetin, sepse përndryshe ky është një kotec korrupsioni e nëse do të kishte një fije guxim drejtësia, gjysma prej jush do të ishin prapa hekurave sot.

Mëngjes prej meje nuk do të dëgjosh, sepse që ditës time të parë në politike t’i je armik për mua, për atë që përfaqësoj. Nëse nuk do të dëgjosh atë pjesë timen që ti e di shumë mirë dhe qoftë ata që bëjnë si të fortë, qoftë ata që ulin sytë kur ndeshen me ish-ministrin e brendshëm, nëse nuk do të provokosh një reagim të tillë thuaj langonjve tuaj të mbajnë gojën.

E dyta, të gjithë mund të jeni prindër më të mirë, në veçanti ne politikanët. Ne kemi borxh të paparë ndaj fëmijëve të mi, e marr leksione prindërimi nga çdokush në Shqipëri, përveç teje. Halli im është shqiptarët. Po ty kaq ta ka prerë e kaq do ta presë deri ditën e fundit që do të jesh në politikë. Halli yt është që të ka mbaruar vaji i kandilit e këtë e di mirë. Doje të digjje prapë vajin tetë vjeçar, por ja që nuk e djeg më.

E din që nuk ka më dhjam për të shtrydhur për shqiptarët. Foltorja, nuk është halli im, por i joti. Nuk ka foltore që të shpëton ty. Unë kam guximin të të them që në komisionin e incinteratorëve do të hetohen të gjithë.

Ti që thua memoratium heshtje, pse s’i dënove ata, pse nuk i çove në prokurori? Apo pse i ke ortakë dhe i gradon ndaj opozitës. Kjo është lojë e vjetër, mund t’i përdorje 4 vitet e para se isha i ri dhe si kisha mësuar turket e tua, por tani ti njoh.

Është i njëjti llum e me të njëjta interesa. Ju flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit s’kanë bukë të hanë. Sepse ju notoni në luks e pushtet. Ju keni shpenzuar më shumë kohë me sheikë e darka se sa me njerëzi të thjeshtë e takime elektorale.

Ndaj e keni shkatërruar Reformën në Drejtësi, i bëtë rezil ambasadorët e parterëve tonë strategjikë, e sa dalin nga dera kërcasin telefonat, e i thoni mos veproni, mbushni sarajet e zyrat e tua me prokurorë që nuk duan të shkarkohen nga vetingu. Edhe perëndimorët e kanë kuptuar.

Nga brenda e kanë kuptuar të gjithë që ti je rreziku më i madh i mundshëm për Reformën në Drejtësi. Dua të them fare qartë se në fushën e ligjeve të drejtësisë, jo vetëm që nuk merr vesh, por je rrethuar nga injoranca, e frikshme, sovjetike! Shteti duhet të mbrojë të drejtat e njeriut.

Arrestoje Bechettin sot. Pse nuk e bën? Por nga ana tjetër ti je dënuar me vendim që nuk e fsheh dot. Shqipëria duhet të paguajë mbi 120 mln euro nga lufta juaj personale, është në kërkim arrestoje, por si do ia bëjmë me borxhin?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here