Shuplaka e fortë nga media italiane për Edi Ramën: Na tregon vetëm Shqipërinë që do, s’ka asgjë më pak autokratike se Turqia e Erdogan

0
218

Nga NICOLA PEDRAZZI/ Domani

Kryeministri shqiptar na tregon historinë që duam të dëgjojmë: vendi i varfër por mirënjohës që tani është shndërruar në një vend të mirëseardhjes, një pasqyrë e suksesit të Italisë sonë.

Por në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social është në ngecje dhe ku kontrolli i qeverisë mbi vendin është i përhapur dhe ka pak për t’u patur zili për vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë.

Të vendosur në Shëngjin e Durrës në hotele me 5 yje, rreth 700 qytetarë afganë janë në Shqipëri që prej fund gushtit të këtij viti në kuadër të një operacioni të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pas ngjarjeve në Afganistan i kanë kërkuar vendeve anëtare të NATO-s të mirëpresin në territorin e tyre disa familje t ëish-bashkëpunëtorëve.

Pa i hequr asgjë gjestit të Shqipërisë po flasim për një mikëpritje me kohët të përcaktuar, në kuadër të një transferimi të tyre në SHBA, dhe e mbështtur me fonde të caktuara nga organizata ndërkombëtare dhe me rëndësi në kuadrin fdiplomatik për vendn mikpritës. Në këtë mënyrë duhet të pyesim se pse mediat italiane i kanë përcjellë këto fakte pa konstekstin e duhur, duke u mbështetur vetëm në deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili ka pohuar: Ndërkohë që Europa e pasur nuk po vepron, ne që kemi qenë e3dhe vetë emigrant, kemi akoma një zemër të hapur mikëpritjeje”.

Një pasqyrë e ndërgjegjshme

Në demokracitë e brishta afër BE-së ndodh shpesh që ngjarjet politike të mëdha vijnë të përdorura nga propaganda e qeverive.

Pse vendosim filtra kritikë për Hungarinë e Orban dhe Turqinë e Erdoganit, ndërsa për Shqipërinë e Edi Ramës thjesht kalojmë mikrofonin?

Regjia në Tiranë që prej vitesh mbështetet te diaspora dhe te mediat italiane për të promovuar atë që cilësohet si ‘rilindja shqiptare”, nuk do mjaftonte. Operacioni është efikas pasi punon në nacionalitetin imagjinar, që prej më shumë se një shekulli fabrikon “Shqipërinë” që duam të dëgjojmë.

Fashistët që ndërhynë në Shqipëri në vitin 1939 krijuan një Shqipëri ‘romane’, marksistët leninistët e viteve 70 shpikën një “Kinë’ poshtë shtëpisë pëer të mësuar sekretet e revolucionit, ne njerëzit që jemi dëshmitar të emigrimit të madh shqiptar në vitet 90 shpikëm një Shqipëri mikpritëse, që është e tillë kur kujtohet se u mirëprit më parë nga ne.

Narrazcioni që Edi Rama p[ërcjellë gjithnjë në mediat italiane është gjenial dhe se ëhstë i vetëdijshmë pë rmungesën tonë të vetëdijes nacionale. Rama e di që në vetëdijen italiane shqiptari ëhstë dhe do të mbetet ai emigranti që hipën në gomonë, di që progresisti Italian turpërohet nga kjo, di që mbi emigracionin Italia ka nevojë për histori suksesi, di edhe që popullizmi italiani, nëse mundet, lëshon edhe shigjeta në drejtim të Evropës.

Djathtas shqiptarët shërbejnë sepse të bardhët, italofonët, të integruarit dhe madje edhe muslimanët,funksionojnë  në mnëyrë jo të jashtme. Majtas shqiptarët duhen për të thënë se nëse sot I mirëpret nesër do të korrsh frytet e kësaj mikëpritjeje; një kryeministër që pikërisht nga “Italai e hapur e një kohe’, ka mësuar leksionie e civiliteti që sot i përcjell edhe në Bruksel.

Dhe duhet durim për të kuptuar se pse qindra minorenë braktisen çdo vit në qendrta italiane, nga prindër që janë të gatshëm ti humbasin vetëm e vetëm që të mos kthehen në Shqipërinë që Edi Rama drejton tashmë prej 8 vitesh pa rezultate ekonomike e sociale për qytetarët e tij.

 

Mitiku Edi

 Edi Rama e di se cfarë mendojmë ne italianët kur mendojmë për shtetin e tij dhe i ngushëllon komplekste tona të fajita dhe në fund të fundit edhe të superioritetit, me ëndrrën e nje shteti të vogël që nuk mban mëri, që flet italisht, që është falenderues, që mirëpret investimet dhe që po ja del mbi të gjitha duke përkëdhelur një tjetër refleks Italian; ksenofilinë në vend të autokritikës.

Në 2013 Rama mund Sali Berishën, ndërsa ne nuk jemi aq të mirë sa të arkivojmë Berluskonin; në 2014 në Agon Channel të Bechetit shkuan Simona Ventura dhe Antonio Caprarica dhe menjëherë shpërtheu: ‘tani emigrantët jemi ne’.

Shqipëria reale është ndryshe nga ajo realja. Së pari që nga vera e 2019-ës në të gjitha bashkitë qeverisë Partia Socialiste e Edi Ramës sepse ato zgjedhje që Presidenti i Republikës nuk dëshironte që të zhvilloheshin, në mënyrë të papërgjegjshme edhe opozita nuk mori pjesë. Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor.

Së dyti zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një sistem korruptiv nga ana e militantëve të Partisë Socialiste që përdorën të dhënat e qeverisë për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë në kryeqytet. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën e tuaj.

Nëse Shqipëria dhe shqiptarët na interesojnë vërtet, duhet të mësojmë, të shkruajmë dhe të flasim se në këtë mënyrë jetohet dhe votohet në Shqipërinë e Edi Ramës. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, por me veprime që mund të bëjmë për të ndihmuar rritjen e demokracisë shqiptar.

*PERKTHIMI i materialit nga ekipi i “STANDARD.AL”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here