Makina shpërthen në flakë në mes të Elbasanit, në vendngjarje as Policia e as Zjarrfiksja

0
83

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Siç shihet nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e newsbomb.al, mjeti ka shpërthyer në flakë në lëvizje e sipër.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen, por paraprakisht dyshohet për një defekt elektrik. Dyert e mjetit janë të hapura dhe deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar.

Në vendngjarje deri pak momente më parë nuk është parë as Policia dhe as forcat zjarrfikëse të qytetit të Elbasanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here