Djali i ish-kryeministrit deklaron se do të jetë në protestën e pasdites dhe thumbon Ramën: Mbreti nuk ka se çfarë të bëjë? Ke të bësh, deri sa paguhesh me lekët e shqiptarëve

0
238

Ditën e sotme shoqëria civile me në krye avokat Adriatik Lapaj organizon protestën e radhës kundër rritjes së cmimeve që prekin familjet shqiptare. Protesta e parë u mbajt ditën e mërkurë dhe pjesmarrja ishte e kënaqshme, ku qytetarët dolën kundër rritjes së cmimeve.

Në protestën e pasdites ka njoftuar përmes një postimi në Facebook edhe djali is h-kryeministrit Aleksandër Meksi, Redon Meksi, i cili shkruan në rrjetin social:

Kjo liste tregon rritjen e cmimeve te disa produkteve, dhe kjo akoma pa u rritur cmimi i energjise tek biznesi i mesem dhe i madh

Mbreti tha qe nuk do kete rritje per biznesin e vogel dhe familjaret, por gjithashtu tha qe do i jap OSHEE-se 200 mln euro nga paret tona per te mbuluar mosrritjen

Kemi qe ne vitin 2015 qe pagojme 150 deri ne 180mln euro cdo vite si takse qarkullimi (mqs perdorim rruget dmth) te futur ne cmimin e karburantit (27 Leke te reja per cdo liter) nderkohe qe rruget tona i ka marre ose do i marre privati ndaj te cilit do paguajme takse cdo here qe kalojme.

Paguajme 20% TVSH per cdogje qe hame , kur vendet per qark nesh e shume te BE-se paguajne nga 4-13%

Mbreti na thote qe ska cte bej pasi eshte krize galaktike. Une mendoj qe cke me te ka cte bej me kaq Leke sa e paguajne shqiptaret. Prandaj une neser ne oren 17:00 do jem aty perball Kryeministrise

ps: mos harroni, sa here qe kemi pranuar rritje taksash e  cmimesh qofshin provizore ato, na jane kthyer ne definitive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here