Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Zvicër, arrestohet 10 ditë pas krimit autori

0
136

Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se është përfshirë në vrasjen e një 20-vjeçari shqiptar nga Kosova, Ardit Nikçi ngjarje e ndodhur dhjetë ditë më parë.

Blick.ch shkruan se pritet që të arrestohen edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjes në rolin e bashkëpunëtorit, por policia lokale nuk ka dhënë ende detaje të tjera për ta. As identiteti apo dëshmia e personit të arrestuar nuk është mësuar ende, por këto detaje pritet të zbardhen në orët në vijim.

Ardit Nikçi u vra dhjetë ditë më parë në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e përplasjes mes dy grupeve. Më shumë se dhjetë persona u përleshën për çështje parash dhe 20-vjeçari mbeti i vdekur. Ai u gjet i pajetë në tokë bashkë me sendet që kishin mbetur si pasojë e përleshjes mes grupeve.

Thika, gurë, çekan e sende të tjera të forta u sekuestruan dhe janë analizuar për të zbuluar gjurmë të autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here