Shpirti i lirë i një proteste qytetare për shqiptarin e ndershëm!

0
140

Nga Gëzim SALIU

Kur aktivisti dhe njëkohësisht avokati Adriatik Lapaj bëri publike pak ditë më parë se ditën e mërkurë do ishte para Kryeministrisë, qoftë edhe i vetëm, për të protestuar me rritjen abuzive të çmimeve, shumë pak besuan se do e ndiqnin në masë.

Madje edhe minutat e para të orarit zyrtar të tubimit qytetar duket se i dhanë të drejtë dyshuesve, pasi numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i vogël.

Por me kalimin e minutave, sheshi përballë Kryeministrisë nisi të mbushej. Erdhën aty të rinj, nëna e baballarë më fëmijët në krah, të moshuar, aktivistë të shoqeërisë civile, artisë e madje tek tuk edhe ndonjë politikan. Disa deputetë të opozitës u fshehën në skajet e bulevardit duke mos u përfshirë me turmën, kjo edhe si pasojë e atmosferës që ka prekur opozitën, ku vendimet e ndërmarra nga lidershipi Basha janë cilësuar si tradhëtare të kauzave qytetare dhe në interes të pazareve me mazhorancën qeverisëse.

Kjo e sotmja ishte protestë e shpirtrave të lirë, të pakapur nga interesat e pushtetit apo ato të pjesës së blerë opozitare. Ata shqiptarë që sot morën guximin dhe ngritën zërin përballë zyrës së Kryeministrit për rritjen e mirë-rakorduar mes pushtetit dhe oligarkëve për çmimet e nevojave themeltare të individit, vërtetuan se në Shqipëri nuk ka vdekur ende kërkesa e llogaridhënies.

Shqiptari ka ende nerv në venat e tij, jo vetëm për të vrarë njëri-tjetrin sic ndodh rëndom, por edhe për të kërkuar llogari vençe të pushtetari, për ti thënë atij që ka ngulur prapanicën prej vitesh në karrige: Ej ti, STOP! Nuk mund të luash më me jetën time!

Pikërisht protesta e sotme e zgjoi këtë nerv të ngordhur ose ndoshta edhe të shtypur nga palët politike me dashje, duke rikthyer edhe një herë shpirtin e lirë protestues, që ngrihet e kundërshton për interesat e qytetarit dhe ajo ato të pushtetarit!

Qoftë kjo e sotmja një nisje e mbarë për në vazhdim! Të hënën, shqiptarët duhet të jenë edhe më të shumtë në shesh, për të presionuar sa duhet mbi qeverinë që ti jap fund strategjisë që ka ndërmarrë prej vitesh: Boll më pasurim të oligarkëve, ka ardhur koha që qytetari i ndershëm të marrë atë që meriton!

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here