“Nuk e bëj vaksinën, Nuk kam besim”/ Studentët shprehen kundër vaksinimit me detyrim

0
82

Disa prej studentëve nuk kanë besim te efektiviteti i vaksinës, si rasti i studentit të vitit të parë në UPT Redi Bajraktari.

“Nuk e bëj vaksinën. Nuk kam besim, do na thonë bëj dhe dozën e tretë e të katërt“, ka thënë ai.

Ndërsa Bora Hoxha studentja e fakultetit të inxhinieri telekomunikacionit ka injektuar vaksinën nga frika e humbjes së vitit akademik: E bëra për shkak të detyrimit. Edhe pse nuk doja.

Një pyetësor me 2262 e studentëve i realizuar nga Bordi kombëtar i studentëve tregon një panoramë më të qartë në lidhje me vaksinimin e studentëve.

74% e studentëve janë shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm, megjithatë 54% prej tyre janë vaksinuar për shkak të imponimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here