Ishin në kërkim/ Policia e Shkodrës prangos në Hanin e Hotit 2 persona

0
94

Policia e Shkodrës ka kapur dhe ka vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. Ata janë kapur në Hanin e Hotit, ku në pranga ka rënë shtetasi Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, si dhe R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg.

36-vjeçari Marku ishte dënuar me 2 muaj burg nga Gjykata për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike, ndërsa 23-vjeçari për”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, falë veprimeve profesionale, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër. Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.” – njofton Policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here