Dhunë fizike, përndjekje dhe tenative vjedhje, arrestohen 7 persona

0
75

7 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale E.Gj është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tij, një 24-vjeçar me iniciale J.M është arrestuar për përndjekje të ish-të dashurës së tij. Një 29-vjeçar me iniciale I. M është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë banesën e personit me iniciale B. K. Tre persona me iniciale  N. G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 37-vjeçar me iniciale A.N është arrestuar pasi nuk ka pranuar të kryejë testin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. Gj, 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij; J. M, 24 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M, 29 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. K. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: N. G, 34 vjeç, A. D, 52 vjeç dhe A. T, 28 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; A. N, 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit.

•Më datë 03.10.2021, në rrugën Kuc-Vorë, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, shtetasi B. V, 25 vjeç, kallëzon se ka dëgjuar një zhurmë si ajo e të shtënës me armë dhe si pasojë i ka dëmtuar lehtë mjetin e tij. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here