Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD firmos formularin e Sali Berishës, për mbledhjen e Kuvendit dhe ndryshimin e statutit

0
200

Spiro Vaso, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD si dhe anëtarë i Kryesisë FRPDSH, thotë se do të firmosë formularin e iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, për mbajtjen e Kuvendit të demokratëve. Ata kërkojnë ndryshimin e statutit dhe rikthimin e referendumit në parti.

“Si Anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD si dhe Anëtarë i Kryesisë FRPDSH, vendos të firmos formularin”, shkruan Vaso ndër të tjera.

“Demokracia është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve.

Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha.

Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci”, vijon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here