Para për t’u punësuar si mësues, SPAK jep detaje për operacionin në Zyrën e Arsimit në Dibër: 2 të arrestuar

0
114

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje për operacionin e një dite më parë në Zyrën Arsimore Dibër. Mësohet se janë arrestuar dy persona.

SPAK sqaron se gjithçka ka nisur, pasi një person, i identifikuar si H.SH ka dashur të fillojë punë si mësues, shkruan abcnews.al.

Për këtë arsye ai ka kontaktuar me F.F,. punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që ti sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore, në mënyrë që H.SH të punësohet si mësues.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H.SH kundrejt F.F kanë ndërhyrë punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Njoftimi i plotë: 

Në kuadër të procedimit penal Nr.176/2021 të SPAK, nga veprimet ka rezultate që shtetasi H.Sh. ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore Dibër.

Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar me shtetasin F.F, punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar, kundrejt shpërblimit, që t’i sigurojë ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër, në mënyrë që H. Sh. të punësohet si mësues pranë kësaj zyre.  Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 Lekësh nga shtetasi H.Sh., kundrejt shtetasit F.F., kanë ndërhyrë sakaq punonjësit e policisë duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.
Shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, shtetasi F.F dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here