“Dhuarata” e parë e qeverisë “Rama3” për shqiptarët: Do i rikthejë vizat në BE!

0
155

Bashkimi Europian mund të kthejë regjimin e vizave për disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Kështu raportoi sot Radio Evropa e Lirë që nënvizon se shkak për këtë është bërë numri i madh i personave që kërkojnë azil në vendet anëtare, por që nuk i plotësojnë kushtet për të aplikuar.

Në një dokument të brendshëm të presidencës sllovene të BE-së, të cituar nga Radio Evropa e Lirë, i cili është përgatitur me kërkesë të shteteve pjesëtare të BE, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabaza për azil.

Madje Franca është ankuar drejtpërdrejt për Shqipërinë. “Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Europian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të emigrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”.

Një shqetësim i përsëritur ky nga Parisi për Tiranën, me të cilin dy vite më parë pengoi dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Ndërkohë sipas një dokumenti të bërë publik nga EUobserver, edheGjermania bëjn pjesë të shtetet që kanë bërë kërkesë më 27 shtator për rikthimin e vizave ndaj disa vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër to, Gjermani rëndit Shqipërinë dhe Serbinë si ndër 10 vendet kryesore me probleme duke dhunuar ligjet ndërkombtare.

Kërcënimi i të ashtuquajturit ‘Mekanizmi i Pezullimit të Vizave’ tani po diskutohet në mënyrë aktive në BE. Tentativa e fundit deri më sot dhe më konkrete për kthimin e regjimit të vizave ishte nga Holanda pak kohë më parë dhe nga kërkesa e këtij vendi shënjestrohej Shqipëria. Por Komisioni Europian e refuzoi duke vlerësuar se nuk kishte arsye të forta për të kthyer vizat.

Por tani shqetësimevetë Holandës i janë bashkuar dy “Big” të Evropës si Franca dhe Gjermania, gjë kjo që i jep seriozitet të fortë situatës.

Nën qeverisjen e socialistëve që nga 2013 e në vazhdim shifrat e azilkërkuesve kanër kërcitur në limite, madje në vitin 2018,  Shqipëria pati me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE, për 1000 banorë.

E njëjta praktikë ka vazhduar prej vitesh, shqiptarët duan të ikin nga vendi dhë bëjnë kërkes për azil në vendet e Evropës. Kjo kërkesë gjithnjë e në rritje ka ngritur shqetësimet e vendeve kryesore të BE-së, të cilat tanimë mund të vendosin edhe rikhtimin e vizave me vendet problematike si Shqipëria, Gjeorgjia apo Moldavia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here