Gazetari zë ngushtë Ramën: Serbët kanë vrarë dhe përdhunuar shqiptarët, ju thoni hajde ulemi në tavolinë

0
117

Gazetari Arion Sula ka zënë ngushtë Kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme teksa Kryeministri po theksonte rëndësinë e uljes në tavolinë me serbët për të gjetur zgjidhje .

Sula e pyeti Ramën si mund të ulesh në një tavolinë me Serbinë e cila ka vrarë dhe përdhunuar shqiptarët dhe nuk njeh krimet e kryera.

Mirëpo Rama i gjendur në situatë të vështirë, gjatë një interviste në Open, përsëriti dhe njëherë ata që ka thënë ditën e sotme në Kosovë, që Serbia do të kërkojë falje për krimet dhe kjo është e pashmangshme.

Pjesë nga debati:

Sula: Pala serbe ka zhdukur shqiptarë, ka përdhunuar shqiptarë. Ju thoni hajde ulemi ne tavoline. Tani, ju thoni nesër do shkoni Beograd për Ballkanin e Hapur. Si do ndodhi kjo? Si do ulen bashke ne tavoline kur kane ndodhur keto.

Rama: Edhe një herë tjetër. Do më ndjekësh? Së pari njëherë që Serbia do kërkojë falje kjo nuk diskutohet. Pyetja është kur dhe si e kërkon faljen Serbia. Pra e kërkon faljen në proces apo jo. Serbia nuk ka ku shkon pa kërkuar faljen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që diklush të thotë unë jam agresori.

Sula: Gjermanët kërkojnë edhe sot e kësaj dite falje hebrenjve.

Rama: Nuk ka thënë njëri kërko ti njëherë falje pastaj ulemi në tavolinë. Puna është kush është interesi i Shqipërisë dhe Kosovës. Uinteresi ynë të përfitojmë sa më shumë për të rritur interesat tona.

Sula: Jeni i vetmi lider shqiptar që i thoni shqiptarëve që të harrojnë vdekjet. Si do uleni me ta. Ndjesa duhet me akte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here