“Serbët më vranë djalin”/ Caka: I padita e s’më ndihmuan, Vucic si Milloshevici

0
92

Shkrimtari Osman Caka,rikujtoi i përlotur humbjen e djalit të tij Ilir Caka gjatë luftës në Kosovë 22 vite më parë. Caka tregoi mbi kullën e ndërtuar në Kaçanik në nderim të Ilirit, e njohur si “Kulla e Ilir Cakës” por jo vetëm.

Rreth një muaj pas vrasjes së Ilirit nga forcat uzurpuese serbe, familja Caka zhvendoset në Manchester ku vijojnë me përkujtimin e të lënit pas, Ilirit, vetëm 17 vjeç në atë kohë. I mallëngjyer dhe me lotë në sy, Osmani tregon për ëndrrën që e shtyu të ndërtojë dhe shtatoren e Shën Nënë Terezës në Manastirin e Gortonit në Manchester.

“Më është paraqitur djali, Iliri në ëndërr dhe më ka thënë ‘Bab, të lutem bëj diçka për Nënën Terezë’… Unë e kam arritur, e kam ngritur shtatoren. Shtatorja tregon dy duar, dorën e Nënë Terezës, nënës së botës. Një dorë është e nënës së Ilirit, dhe ajo në mes simbolizon ndershmërinë e popullit shqiptar” , tha i emocionuar Osman Caka.

Teksa shohim një situatë të tensionuar në pikat kufitare Serbi-Kosovë në Jarinje dhe Bërnjak, shkrimtari dhe aktivisti për paqen shprehu se tashmë janë mësuar me ato që Caka i quajti provokime politike. Pyetjes së Ermalit nëse do të ketë një pranim të pavarësisë së Kosovës nga shteti serb, Caka ju përgjigj:

“Nuk presim asgjë tjetër nga nxënësi i Milloshevicit. Ndoshta një ditë do të vijë një tjetër forcë politike që do të pranojë edhe gjenocidin edhe gjithçka”, shprehu shkrimtari.

Ndër momentet e çmuara të jetës së tij kujton edhe takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, një takim zyrtar ku u diskutua lufta, populli shqiptar dhe humbja në njerëz e familjeve në Kosovë. Caka shprehu gjithashtu se Blair i kërkoi t’i jpete ngushëllimet e tij gjithë familjeve kosovare që kanë humbur familjarët dhe të afërmit e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here