Reagon Shehaj: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PD-së

0
153

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas raportimeve mediatike se në mbledhjen me dyer të mbyllyra në selinë blu, ka pasur përplasje mes tij nga njëra anë dhe kryetarit të PD-së e disa deputetëve të tjerë, nga ana tjetër.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kandidati për kryetar i PD-së shpjegon se çfarë deklaroi në mbledhje.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qëndrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë ‘t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati’.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike”, shkruan Shehaj.

“Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shton ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here