Shtyhet përballja mes Veliaj dhe Bashës/ Veliaj nuk çon avokat në seancë!

0
88

Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme seanca për Erion Veliajn, i cili është akuzuar për shpifje nga kryedemokrati Lulzim Basha. Shkak për shtyrjen e radhës së kësaj seance është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Veliajt, ndërkohë që për mediat foli përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës.

Ai tha se Veliaj nuk i ka paraqitur qëllimisht avokatët, pasi nuk ka asnjë argument ligjor dhe provë, për të justifikuar shpifjet e tij.

“Kemi kaluar në seancë gjyqësore, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së avokatëve. Kërkojmë shpalljen fajtor të Erion Veliajt për shpifje, besoj se ai është vetë koshient që nuk ka se çfarë prova të depozitojë. Nuk ka dhënë asnjë argument për mungesën”, u shpreh avokati mbrojtës i Bashës në dalje të GJKKO-së.

Kujtojmë se kreu i PD-së e paditi Veliajn për shpifje, për shkak se në cilësinë e drejtuesit të fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje.

Deklaratat që Basha i cilëson si shpifje, të bëra nga Veliaj: 1) kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit; 2) se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe 3), se ka ndërtuar pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here