Çollaku: Pres që SPAK-u ta thërrasë edhe Ramën, të thërrasë edhe Dakon e Doshin që janë non grata

0
122

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Basir Çollaku u shpreh se çështjes së Gërdecit i jemi rikthyer pas më shumë se sa 10 vitesh dhe kur SPAK është futur në punë.

Çollaku theksoi se këto dosje të rënda si Gërdeci dhe 21 janar, sigurisht që kanë edhe ngarkesa politike.

“Çështjes së Gërdecit i jemi rikthyer pas më shumë se sa 10 vitesh dhe kur SPAK është futur në punë. Por nuk ka besim te SPAK-u sepse dosje ka shumë atje. Ne e pamë SPAK-un që sot ishte në Vlorë, por u dogj Kadastra e Durrësit. Aty ka dosje të gjithë bregdetit. Kishte edhe një dosje 28 milionë euro të ministri së Brendshme që u fik. Për këtë dosje, si ka mundësi që asnjë zyrtar i lartë që kishte dijeni, nuk e kemi parë që të thërriten të dëshmojnë.

Nëse ka vepra që rëndojnë mbi zyrtarë të tjerë sigurisht që do të bëhen publike. Por që këto dosje të rënda si Gërdeci dhe 21 janar, sigurisht që kanë edhe ngarkesa politike. Nuk besoj se në gjykata e prokurori ka njerëz pa inteligjencë. Ata dëgjojnë shpesh dhe shpejt lidhur me prioritetin që ka vendi, por e mira është që të kenë në krah ligjin.”/ oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here