Pas Tiranës dhe Fierit, zbulohet qyteti ku Berisha do të mbajë ‘Foltoren’ e tretë !

0
101

Gazetari Bledian Koka ka bërë me dije se takimi i radhës së liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha në kuadër të “Foltores” do të jetë në qytetin e Vlorës. Në një intervistë për “Ora News”, gazetari ka bërë vendin e takimit, por jo datën.

Një performancë më e ndezur do të jetë në Vlorë, ku do të jetë dhe takimi i radhës së Berishës me demokratët. Pra baza po flet dhe po flet qartë,”- u shpreh Koka në intervistën për gazetarin Arnold Kariqi.

Ditën e djeshme, Berisha mbajti ‘Foltoren’ në Fier, ndërsa turin e nisi më 16 shtator nga Tiranë, vetëm 6 ditë pasi u fut në Kuvend, por jo si pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Berisha e nisi turin e tij e përjashtoi nga grupi parlamentar, rreth 3 muaj pasi ish-kryeministri dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here