FOTO/ Topalli: Ditët e fundit të Lulëzimit si kryetar me vulën në xhep!

0
169

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD-së për 16 vjet, e përjashtuar në 2017 nga kreu demokrat Lulzim Basha, përmes rrjeteve sociale, ka paralajmëruar se këto janë ditët e fundit të tij si kryetar me vulën në xhep.

Ndërsa ka shpërndarë në rrjet një foto të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga pritja që iu bë pasditen e djeshme në Fier dhe një foto të kreut të PD, Lulzim Basha, në një lokal me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Topalli shkruan se këto janë ditët e fundit të Lulëzimit me vulën në xhep!

“Nuk do lejoj kurrë Kuvend Kombëtar ( vote) thotë Lulzimi! Të keqen e Kim Jong un-It”, shkruan Topalli duke postuar dy pamjet e mëposhtme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here