Manjani shpërthen kundër kompanive farmaceutike: Kriminelë! Nëse një ilaç në Europë kushton 20 euro, dhe këtu është 4 euro, i bie që nuk është i njëjti ilaç. Ky është krim shtetëror

0
95

Një ndër problemet kryesore për shqiptarët lidhet me tregun e barnave mjekësore, që nuk janë aspak cilësore dhe ka pasur raste ku janë denoncuar sesi barnat e skaduara nga vendet perëndimore vijnë në vendin tonë apo që ilacet prodhohen në vemdet e botës së dytë dhe cilësia lë për të dëshiruar.

Për këtë problem madhor që ka lidhje direkt me shëndetin e qytetarëve ka reaguar përmes një status në Facebook edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili këtë e quan si një krim shtetëor.

Statusi i plotë:

O kriminelë!
Të organinuar madje!
Hapni tregun! Lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore. Ilaçe që bëjnë efekt, jo pisllëqe që medemek kushtojnë pak!!!
Se nuk ka asnjë llogjikë që ilaçi që blihet 15 euro në Europë të kushtojë 3 euro! Qartësisht nuk është i njëjti ilaç!!!
Më tej akoma, ilaçi që qeveria vetë e pranon me çmim reference 20 euro, na u shitka në farmaci me 4 euro!!!
Sigurisht që nuk është ilaç, por VJEDHJE me MASHTRIM! Pasoja është kriminale.
Pa folur këtu për trajtimin çnjerzor kolektiv që stimulohet nga mos menaxhimi i efekteve anësore dhe mos lejimi i formave alternative të marrjes së
medikamenteve. (Ilaçet nuk serviren vetëm në tableta sot…)
Doni krim shtetëror, këtu e keni.
Me miliona euro përfitime.
Nuk blejmë dot gjithmonë e çdo gjë jashtë shteti, dreqi e mori!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here