Largimi i Mark Markut, Lulzim Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

0
96

Agron Gjekmarkaj do të jetë drejtuesi i ri politik i demokratëve të Lezhës, duke zëvendësuar në këtë post Mark Markun i cili vendosi të largohej pak javë më parë duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.

Vendimi për emërimin e tij është njoftuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mark Marku nuk pranoi që të merrte mandatin që demokratët i dhanë në qarkun e Lezhës pas divergjencave të forta me lidershipin e PD-së.

Me largimin e Mark Markut, në Kuvend u rikthye Elda Hoti, e cila në mandatin e shkuar fitoi mandatin pasi ishte renditur në listat e LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here