Habit ish-deputeti i Opozitë Parlamentare/ Nuk pranon të marrë shpërblimin prej 25 milion lekësh: Të shkojnë për ata që kanë nevojë

0
87

Ish-deputeti Erion Piciri, ishte i vetmi deputet i Kuvendit të kaluar i cili pranoi mandatin por jo pagën. Ai vendosi që të gjitha pagat që duhet të merrte, t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit.

Ashtu siç nuk mori asnjë qindrakë sa ishte deputet, Erion Piciri ka vendosur dhe të mos marrë shpërblimin që jep Kuvendi pas përfundimit të manadatit. Janë rreth 25 milionë lekë të vjetra që Piciri nuk ka pranuar t’i marrë dhe ka thënë se ato duhet të përdoren për njerëzit në nevojë.

Sipas Statutit të Deputetit, të gjithë deputetët kur përfundojnë mandatin marrin dy rroga të plota dhe më pas për 3 vite gjysmë rroge çdoa muaj.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti Erion Piciri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here